Ndërlidhjet

Rritet numri i të vrarëve në Kajro


Kajro, 2 maj 2012.
Kajro, 2 maj 2012.
Ka shkuar në të paktën 20 numri i personave të vrarë para Ministrisë së Mbrojtjes në Kajro.

Përleshjet janë zhvilluar ndërmjet sulmuesve të paidentifikuar dhe protestuesve, të cilët ndodheshin para ministrisë për ditë të tëra, duke kërkuar fundin e sundimit ushtarak.

Shumë nga protestuesit thuhet të jenë mbështetës të një ultranacionalisti islamik, i cili është skualifikuar nga gara për president, pasi nëna e tij ka dy shtetësi – egjiptiane dhe amerikane.

Dy kandidatë presidencialë kanë pezulluar fushatën për shkak të përleshjeve.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Egjipt është caktuar për 23 dhe 24 maj.

Ndërkohë, televizioni shtetëror citon shefin e shtabit ushtarak të ketë thënë se ushtria mund të dorëzojë pushtetin te presidenti i zgjedhur më 24 maj – një muaj më herët seç është planifikuar – nëse fituesi vendoset në raundin e parë të zgjedhjeve.

Këto janë zgjedhjet e para presidenciale në Egjipt që nga përmbysja e sunduesit veteran, Hosni Mubarak, në kryengritjen popullore të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG