Ndërlidhjet

Klinton kërkon nga Kina mbrojtjen e të drejtave të njeriut


Hillari Klintoin me zyrtarët kinezë në Pekin
Hillari Klintoin me zyrtarët kinezë në Pekin
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, i ka bërë thirrje Kinës, që t’i mbrojë të drejtat e njeriut.

Këto komente ajo i bëri në fillim të takimit vjetor ndërmjet zyrtarëve të lartë të të dy vendeve.

Zonja Klinton nuk e ka përmendur aktivistin e verbër, Çen Gunagçen, i cili kishte kërkuar mbrojtje në Ambasadën amerikane, derisa ai u largua pas marrëveshjes për të qëndruar në Kinë.

Për këtë marrëveshje ai më vonë ka shprehur keqardhje.

Zoti Çen tha se frikësohet për sigurinë e tij dhe ka kërkuar të dërgohet për në Shtetet e Bashkuara, pasi ai tha se sigurimet për të dhe familjen e tij u treguan të rrejshme.

Presidenti i Kinës, Hu Jintao, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina duhet të respektohen në mënyrë reciproke, edhe nëse nuk pajtohen.
XS
SM
MD
LG