Ndërlidhjet

HRW: Siria akuzohet për krime të luftës


Logo e organizatës Human Rights Watch

Logo e organizatës Human Rights Watch

Organizata Human Rights Watch e ka akuzuar Sirinë për krime të luftës gjatë muajit të fundit, në periudhën përgatitore për armëpushimin e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.

Kjo organizatë tha se 95 civilë janë vrarë, ka dyshime se shumica prej tyre janë ekzekutuar, dhe qindra shtëpi janë shkatërruar në provincën veriore Idlib, në muajin mars dhe prill, kur zhvilloheshin bisedimet me të dërguarin ndërkombëtar, Kofi Anan.

Këto akuza u bënë, pasi raportohet se kryengritësit i kanë vrarë 15 pjesëtarë të forcave të sigurisë, gjatë një prite në provincën veriore Alepo.

Ka raporte se dy kryengritës të armatosur janë vrarë në përleshjet që ndodhën me këtë rast.

Nga ana tjetër, Rusia i ka akuzuar “terroristët” se po përpiqen “ta destabilizojnë situatën dhe shkatërrojnë planin e Ananit”.
XS
SM
MD
LG