Ndërlidhjet

Sarkozi – Holland: Akuza reciproke në debatin televiziv


Fransua Holland (majtas) dhe Nikollas Sarkozi

Fransua Holland (majtas) dhe Nikollas Sarkozi

Presidenti aktual i Francës, Nikollas Sarkozi, dhe kandidati socialist për president, Fransua Holland, e kanë mbajtur një debat televiziv para zgjedhjeve presidenciale, që mbahen këtë të diel, më 6 maj.

Sipas hulumtimeve të fundit të opinionit udhëheq Holland.

Në debatin e nxehtë, Sarkozi tha se rivali i tij nuk është i kualifikuar, që gjatë periudhës së krizës, ta udhëheq ekonominë e Francës, e cila është ekonomia e pestë në botë për nga madhësia.

Ai e ka akuzuar zotin Holland për përdorim të “formulave boshe”.

Kandidati i Partisë Socialsite, Fransua Holland, e ka akuzuar Sarkozin se e ka ndarë Francën dhe ka theksuar se gjatë presidencës së tij, papunësia ka arritur në 10% dhe se borxhi publik dhe deficiti tregtar kanë shënuar rritje në nivel rekord.
XS
SM
MD
LG