Ndërlidhjet

SHBA: Njut Gingriç tërhiqet nga gara republikane


Njut Gingriç

Njut Gingriç

Ish kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Njut Gingriç, zyrtarisht e ka përfunduar fushatën e tij për nominim të kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale, që mbahen në muajin nëntor.

Duke e shpallur këtë vendim, ai ka premtuar se do të ndihmoj që Barak Obama të mos rizgjedhet, duke theksuar se Obama është “presidenti më radikal majtist, në historinë amerikane”.

Tash në garën e republikanëve ka mbetur ish guvernatori i Masaçusetsit, Mit Romni, i cili pothuajse e ka të sigurt nominimin, dhe kongresisti nga Teksasi, Ron Pol.
XS
SM
MD
LG