Ndërlidhjet

Pakistan: Nga përplasja e autobusit – 16 të vdekur


Ilustrim

Ilustrim

Nga Pakistani raportohet se 16 vetë kanë humbur jetën nga përplasja e një autobusi të udhëtarëve në provincën veriperëndimore, Khyber-Pakhtunkhva.

Policia tha se autobusi ishte përmbysur dhe kishte rënë në një greminë në rajonin malor Kohistan, afro 200 kilometra në veri të kryeqytetit Islamabad.

Zyrtarët policorë kanë thënë se numri i të vdekurve mund të rritet për shkak se disa prej 20 të plagosurve janë në gjendje kritike.
XS
SM
MD
LG