Ndërlidhjet

Shënohet Dita e Lirisë së Shtypit, bojkotohen institucionet


Kosovo -- A logo of the Kosovo's journalists for a campaign to boycott Kosovo's institutions for the day of Freedom of Speech
Kosovo -- A logo of the Kosovo's journalists for a campaign to boycott Kosovo's institutions for the day of Freedom of Speech
Në Kosovë sot me aktivitet të ndryshme po shënohet “Dita Botërore e Lirisë së Shtypit”.

Për ketë ditë shoqatat e gazetarëve kanë organizuar debat për lirinë e mediave në Kosovë.

Në Ditën e Lirisë së Shtypit, mediat kosovare do ta bojkotojnë në tërësi punën e institucioneve, në shenjë pakënaqësie me miratimin e Kodit Penal të ri nga Kuvendi i Kosovës.

Ky kod, nga gazetarët është vlerësuar se jo vetëm që rrezikon punën e tyre, por edhe i penalizon ata gjatë përgatitjes së temave hulumtuese.

Gazetarët në Kosovë kanë protestuar ditë me parë kundër miratimit të neneve 37 dhe 38 në Kodin Penal nga Kuvendi, duke vlerësuar se ato rrezikojnë seriozisht punën e tyre në të ardhmen.
XS
SM
MD
LG