Ndërlidhjet

OBSH: 15 milionë foshnje në vit lindin para kohe


Logo e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Logo e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Raporti më i ri i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe i organizatave humanitare për kujdesin ndaj fëmijëve, thotë se 15 milionë foshnje në vit në botë lindin para kohe dhe një numër i tyre vdesin në fëmijëri ose vuajnë nga sëmundjet fizike dhe mendore.

Pakistani është njëri nga vendet me shkallë të lartë të lindjes së parakohshme të foshnjeve, meqë 16 prej 100 foshnjeve lindin para kohe.

Raporti konsideron se problemi i lindjeve të parakohshme është “i nënçmuar dhe i neglizhuar”.

Mëtutje, theksohet se 75% të 1.1 milion të foshnjeve të lindura para kohe, e që vdesin çdo vit, mund të shpëtohen me ndryshime të lira të kujdesit shëndetësor për nëna dhe foshnjet e posalindura.
XS
SM
MD
LG