Ndërlidhjet

logo-print

Oxfam: Embargoja e armatimit po dështon


Ilustrim

Ilustrim

Organizata ndërkombëtare humanitare, Oxfam, thotë se regjimi aktual i embargos së armatimit ka dështuar ta ndalë rrjedhën e armatimit te vendet, ndaj të cilave zbatohet ndalimi i importit ndërkombëtar.

Në raportin më të ri, Oxfam thotë se vendet gjoja nën embargo, kanë importuar armatim në vlerë prej 2 miliardë dollarësh gjatë dhjetë viteve të kaluara.

Kjo organizatë konstaton se disa vende kanë bërë tregti me armatim “në shkallë masive”, përkundër 26 embargove rajonale dhe multilaterale në fuqi nga ana e Kombeve të Bashkuara.

Prej vendeve që kanë blerë armatim përmendet Mijanmari me 600 milionë dollarë në periudhën 2000-2010, Irani me 570 milionë në periudhën 2007-2010 , Republika Demokratike e Kongos ka shpenzuar 124 milionë dollarë në periudhën 2000-2002, e të tjerë.

Raporti i Oxfam-it thekson se tregtia globale për artikujt siç janë bananet, kafeja dhe kakao, është më ashpër e rregulluar se sa tregtia e armatimit.
XS
SM
MD
LG