Ndërlidhjet

OSBE: Qeveritë të sigurojnë liri të fjalës


LOgo e OSBE-së

LOgo e OSBE-së

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), kërkon nga 56 qeveritë e shteteve anëtare, që të ndërmarrin hapa realë në sigurimin e lirisë së fjalës.

“Të gjitha shtetet pjesëmarrëse në OSBE duhet të tregojnë përkushtim për vlerat e tyre demokratike duke vepruar e jo vetëm me fjalë”, tha Dunja Mijatoviq, përfaqësuese e OSBE-së për Liri të Mediave, në Tunizi, në një konferencë ndërkomnbëtare, ku shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

Mëtutje ajo theksoi se “autoritetet duhet ta bëjnë të qartë se sulmet dhe presionet psikike ndaj reporterëve, vrasjet e pazgjidhura, arrestimet arbitrare dhe burgosjet dhe ligjet drakoniane për shtyp, që e instalojnë censurën në Internet dhe jashtë tij, nuk kanë vend në shoqëritë moderne, që synojnë progres dhe prosperitet”, ka njoftuar OSBE-ja.

Dunja Mijatoviq ka theksuar se “të 56 shtetet pjesëmarrëse duhet ta mbrojnë lirinë e mediave si element vital, jo vetëm më 3 maj”.
XS
SM
MD
LG