Ndërlidhjet

logo-print

Shkup: Publikohet identiteti i të dyshuarve për vrasjet

  • RFE /RL

Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq në fletarrest ndërkombëtar

Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq në fletarrest ndërkombëtar

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka zbuluar identitetin e pesë personave të akuzuar për veprën terrorizëm, lidhur me vrasjen e esë maqedonasve në afërsi të fshatit Smilkovcë në periferi të Shkupit.

Ata janë, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Rami Sejdiu, Fejzi Haziri dhe Alil Demiri, të gjithë nga Shkupi. Tre nga të akuzuarit janë arrestuar gjatë aksionit policor “Monstrum", ndërsa dy ndodhen në arrati, Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, ndaj të cilëve është shpallur edhe fletëarrest ndërkombëtar.

Ndërkohë, 10 persona të tjerë të arrestuar janë lënë të lirë në mungesë të provave, kurse ndaj 4 të tjerëve është ngritur akuzë vetëm për armëmbajtje pa leje.

Ministrja e brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, tha se nga ekspertiza e deritanishme nuk ka rezultuar që ndonjë nga armët e sekuestruara të jenë përdorur për kryerjen e aktit në Smilkovcë.

"Ende nuk është vërtetuar se armët e gjetura gjatë bastisjes përputhen me armët që janë përdorur për kryerjen e veprës penale, megjithatë vazhdojnë hetimet dhe analizat, të cilat do të mund të vërtetonin se ndonjë armë është përdorur për kryerjen e kësaj vepre. Por, edhe pa këtë aspekt, edhe pa këtë dëshmi, ne kemi dëshmi materiale të mjaftueshme që vërtetojnë se kush janë kryesit e kësaj vepre”, ka deklaruar Jankullovska.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në Shkup Poll Uollers në një prononcim për media ka thënë se duhet të ndiqen të gjitha procedurat për të zbardhur në tërësi rastin në fjalë.

"Është me rëndësi të ndiqen procedurat korrekte dhe kushdo që e ka kryer këtë gjë të tmerrshme të përgjigjet para drejtësisë dhe sistemi i drejtësisë të procedojë sipas rregullave dhe ligjeve”, ka deklaruar Uollers. (i.k.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG