Ndërlidhjet

Kryeministri polak kundër bojkotit të Ukrainës


Ukrainë
Ukrainë
Kryeministri i Polonisë ka kritikuar thirrjet në Evropën Perëndimore për bojkotimin e Ukrainës, bashkorganizatores polake të Kampionatit Evopian, Euro 2012.

Donald Tusk tha se shteti i tij shpreh shqetësimin për trajtimin e ish kryeministres së burgosur Julia Tymoshenko, e cila është ankuar se është keqtrajtuar në burg, ku po vuan dënimin për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Tusk ka paralajmëruar se reputacioni i Ukrainës do të “pësojë në mënyrë dramatike” nëse nuk ka përmirësime në rastin e Timoshenkos.

Por, ai tha se vetë Timoshenko s’do të donte t’i shihte të shkonin dëm përgatitjet disavjeçare të kampionatit për shkak të bojkotit evropian.

Qeveritë e Austrisë dhe të Gjermanisë kanë bërë me dije se do të bojkotojnë ndeshjet në Ukrainë për shkak të rastit të Timoshenkos.

Kampionati Evropian i futbollit fillon në muajin qershor.
XS
SM
MD
LG