Ndërlidhjet

Topi bojkoton samitin e Ukrainës


Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi njoftoi zyrtarisht gjatë një konference për gazetarë me homologun malazez Filip Vujanoviq, se është tërhequr nga pjesëmarrja në samitin e Ukrainës, për shkak të keqtrajtimit që autoritetet vendase po i bëjnë në burg, ish-kryeministres Julia Timoshenko.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat shqiptare, të cilat shkruajnë, se Topi, bëhet kështu ndër presidentët e parë në Evropën Juglindore, që i bashkohet vendeve të BE-së, në bojkotimin e samitit të Jaltës, që mbahet në mesin e muajit maj në Ukrainë.

“Unë mund t’ju them sot që, dje në mëngjes unë kam paraqitur vendimin tim pranë strukturave tona diplomatike dhe pranë strukturave që menaxhojnë këtë Samit për të mos marrë pjesë duke iu bashkëngjitur linjës së vendeve të BE-së për të protestuar
Nëpërmjet bojkotit për mënyrën e trajtimit të ish-kryeministres Julia Tomoshenko”, ka thënë Topi, duke shtuar se "bojkoti nuk bëhet ndaj vlerave të Samitit të Presidentëve, po bojkoti bëhet ndaj vendit mikpritës, ndaj standardit të demokracisë që sot vërtet është një krizë të ushtrimit të tij".
XS
SM
MD
LG