Ndërlidhjet

Publikohen shënimet e bin Ladenit


Dokumentet e publikuara nga Akademia Ushtarake e Luftës kundër terrorizmit, Uashington, 3 maj 2012
Dokumentet e publikuara nga Akademia Ushtarake e Luftës kundër terrorizmit, Uashington, 3 maj 2012
Dokumente të përzgjehdura, të sekuestruara në sulmin e vitit të kaluar në vendstrehimin e Osama bin Ladenit në Pakistan, janë publikuar në internet të enjten nga Akademia Ushtarake e Luftës kundër terrorizmit.

Në 17 dokumentet e publikuara, bin Laden, i cili u vra nga forcat sepciale amerikane më 2 maj të vitit të kaluar, është ankuar për mosfunksionim në Al-Kaidës, si dhe për uljen e besimit të myslimanëve, që ai dëshironte t’i nxiste.

Dokumentet tregojnë se bin Laden ka mbetur i fokusuar në sulmimin e amerikanëve dhe ka bërë komplote që t’i vrasë udhëheqësit amerikanë.

Bin Laden kishte planifikuar që të lëshojë një deklaratë për "fillimin e një faze të re për të korrigjuar gabimet."

Ai madje dëshironte të qëllonte aeroplanin që transportonte presidentin Barak Obama.

Bin Ladeni ka shkruar për "vëllezërit besnikë pakistanezë", por nuk ka identifikuar ndonjë zyrtar pakistanez, i cili mund të ketë qenë në dijeni ose bashkëfajtor në fshehjen e tij në Abotabad.
XS
SM
MD
LG