Ndërlidhjet

Fyle optimist për kandidaturën e Shqipërisë


Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian Shtefan Fyle, gjatë vizitës në Tiranë, ka dhënë sinjale optimizmi, se 2012-ta mund të jetë viti kur Shqipëria mund të marrë realisht statusin e vendit kandidat.

“2011-ta nuk ishte nje vit i mirë në mënyrë që Shqipëria të përmbushte 12 rekomandimet, por tani unë ndjej erën e ndryshimit. Dhe shpresoj që ky shans, kjo mundësi, të bëhet reale në fund të këtij viti”, ka thënë Fyle, duke vënë në pah, se për t’u arritur kjo ëshët I domosdoshëm bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës, për të përmbushur 12 rekomandimet e Komisionit Evropian.

"Shpreha rëndësine dhe u pajtova plotësiht me kryeministrin se marrëveshja e nëntorit mes partive politike duhet finalizuar. Jam shume i kënaqur që kemi mundur të arrijme një mirekuptim të përbashkët për dy çështje shumë të rëndësishme, sipas pikëpamjes time".

"E para vendosmëria e qeverisë dhe për hir të së vërtetës, këtë vendosmëri dëgjova edhe nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, për të përfunduar punën për reformën zgjedhore dhe reformën e rregullores se parlamentit, përpara nisjes se procedurave per zgjedhjen e presidentit", tha Fyle më Tiranë.
XS
SM
MD
LG