Ndërlidhjet

Rasmusen optimist për mburojën raketore


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen tha se mbetet me shpresë semund të arrihet një marrëveshje me Rusinë për instalimin e një sistemi mbrojtës raketor të NATO-s në Evropë, pavarësisht kundërshtimeve të reja të ashpra nga Rusia.

Rasmusen, bëri këtë dekalratë, pasi që më herët, në Moskë, ministri rus i Mbrojtjes, Anatoli Serdjukov tha se negociatat me Uashingtonin mbi mburojën rakteore janë afër "qorrsokakut".

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë Nikolai Makarov paralajmëroi për përdorimin e mundshëm të forcës ushtarake nga ana e Rusisë për të bllokuar vendosjen e mburojës së udhëhequr nga SHBA.

Rusia thotë se mburoja mund të kërcënojë sigurinë e saj kombëtare.

Uashingtoni thotë se sistemi nuk është menduar si një kërcënim për Rusinë, por ka për qëllim të mbrojë Evropën nga sulmet e mundshme raketore balistike, nga vendet si Irani.
XS
SM
MD
LG