Ndërlidhjet

Piktura "Klithma" shitet me çmim rekord


Piktura "Scream"
Piktura "Scream"
Piktura e Eduard Munçit “Scream”(Klithma) është shitur për një çmim rekord prej rreth 120 milionë dollarë në një ankand në Nju Jork.

Imazhi i një njeriu që mban kokën e tij duke këlthitur nën një qiell të mbuluar me vija të kuqe të gjakut, është një nga katër versionet e piktorit norvegjez ekspresionist.

Ky punim arti i vitit 1895 është i vetmi, që ka mbetur në duart e pronarëve privatë.

Rekordi i mëparshëm për punën më të shtrenjtë artistike ka qenë piktura e Pikasos “Lakuriq, gjethe të gjelbra dhe bust," e cila u shit për 106.5 milione dollarë në ankandin Kristi, dy vjet më parë.
XS
SM
MD
LG