Ndërlidhjet

logo-print

Luftansa shkurton mbi 3 mijë vende pune


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Kompania e madhe gjermane “Luftansa” ka shpallur planet për të shuar rreth 3 mijë e 500 vende pune në vitet e ardhshme, në një përpjekje për të shkurtuar shpenzimet dhe për të rritur fitimet.

Njoftimi u bë të enjten pasi kompania një ditë më parë, njoftoi një humbje prej 397 milionë eurosh në tremujorin e parë të vitit 2012.

Kompania përmendi shpenzimet e larta të karburantit për aeroplanët e saj dhe tatimet si shkaqe të humbjes.

Kompania tha se shkurtimet e vendeve të punës janë pjesë e një plani për të shpëtuar 1.5 miliardë euro deri në fund të vitit 2014. “Luftansa” raportohet se ka rreth 120 mijë të punësuar.
XS
SM
MD
LG