Ndërlidhjet

Ngrohja globale "prek Skandinavinë dhe Mesdheun"


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Ngrohja globale në Evropë në këtë shekull do të prekë kryesisht Skandinavinë dhe zonën e Mesdheut, ka paralajmëruar Agjencia Evropiane e Mjedisit.

"Ngrohja më e lartë është projektuar mbi Skandinavinë lindore si dhe në Evropën jugore dhe juglindore”, citon AFP ekspertët e agjencisë.

Evropa do të jetë për 1.5 gradë celsius më e ngrohtë mes viteve 2021 dhe 2050 sesa që ishte në periudhën referuese 1960-1990, ka thënë agjencia.

Sa do e vogël që të duket kjo rritje, “është e rëndësishme të theksohet se këto janë temperatura mesatare vjetore, që potencialisht maskojnë temperaturat ekstreme”, ka theksuar agjencia.

“Temperaturat e larta dhe pakësimi i reshjeve "do të kenë efekte të rëndësishme mbi bujqësinë dhe industrinë e turizmit, sidomos në zonën e Mesdheut ", ka vënë në pah agjencia.
XS
SM
MD
LG