Ndërlidhjet

Çen kërkon ndihmë nga Kongresi amerikan


Çen Guangçeng, avokati i verbër për të drejtat e njeriut në Kinë
Çen Guangçeng, avokati i verbër për të drejtat e njeriut në Kinë
Çen Guangçeng, avokati i verbër për të drejtat e njeriut që gjendet në qendër të një mosmarrëveshje diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, ka telefonuar në një seancë të Kongresit Amerikan për të kërkuar ndihmë.

Duke folur nga dhoma e tij e spitalit në Pekin, ai i tha Komisionit Ekzekutiv për Kinën të Kongresi se dëshiron të shkojë në SHBA “për të pushuar”.

Ai gjithashtu tha se dëshironte të takohej me Sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Klinton për të marrë "ndihmë prej saj."

Klinton është aktualisht në Pekin për bisedime mbi çështjet ekonomike dhe globale, por vizita e saj është lënë në hije nga rasti Çen.

Aktivisti, i cili është i njohur për zbulimin e abuzimeve në politikën kineze “Një Fëmijë”, u arratis nga arresti shtëpiak dhe gjeti strehim në Ambasadën e SHBA-së në Pekin javën e kaluar.

Ai fillimisht tha se dëshironte të mbetej në Kinë, por, nga frika për sigurinë e tij, ka shprehur dëshirën për të shkuar në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG