Ndërlidhjet

Ngec demilitarizimi i akullnajës së Siaçenit


Akullnaja Siaçen
Akullnaja Siaçen
Shefi i ushtrisë së Pakistanit gjenerali Ashfak Kajani, thotë se India ka ngurtësuar qëndrimin e saj mbi demilitarizimin e Siaçenit, të fushëbetejës më të lartë në botë.

Deri në 20.000 trupa indiane dhe pakistaneze janë të stacionuar në malet mbi akullnajë.

Ekspertët ushtarakë thonë se klima e ashpër në lartësi prej rreth 20.000 metra dhe temperaturat e ulta si minus 60 gradë Celsius, kanë marrë më shumë jetë sesa luftimet.

“Në bisedimet e fundit që janë mbajtur në mes të sekretarëve të Mbrojtjes të të dy vendeve, unë do të them shumë sinqerisht për ju se ka pasur një lloj regresioni, sepse term i përdorur ishte 'vërtetimi', por tani pala indiane ka dalë me këkresën për demarkacionin e vijës së kontrollit. Ky është një lloj i regresionit në bisedime, por ne ende duhet të flasim për këtë”, ka thënë Kajani.

Ai ka bërë këto komente në shtabin ushtarak në Siaçen, vend ky ku ku më 7 prill një ortek varrosi të gjallë 129 ushtarë dhe 11 civilë.
XS
SM
MD
LG