Ndërlidhjet

Kamberi: Arrestohen dy persona në Luginë


Pamje nga Bujanoci
Pamje nga Bujanoci
Në Luginën e Preshevës është duke u zhvilluar një aksion i policisë për arrestimin e të akuzuarve që kanë kryer krime lufte ndaj serbëve, ka cituar agjencia e lajmeve Tanjug, burimet e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, aksionin e arrestimeve, por tash për tash, ka thënë se nuk ka infomacione se për çka bëhet fjalë.

Ai ka thënë se në bazë të informacioneve që ka, deri më tash, janë arretsuar dy persona, por, qeveria lokale, sipas tij, nuk është njoftuar se për çka bëhet fjalë.
XS
SM
MD
LG