Ndërlidhjet

Rasmusen kërkon përmbajtje


Anders Fog Rasmusen
Anders Fog Rasmusen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen ka lëshuar një deklaratë, përmes së cilës, iu bën thirrje “të gjithë liderëve të komuniteve që të përmbahen” gjatë zgjedhjeve serbe të së dielës, në të cilat do të votojnë edhe serbët që jetojnë në Kosovë.

Në deklaratën e Rasmusenit po ashtu thuhet se ai është i bindur se KFOR-i do të bëjë çdo gjë që është e mundur për të ruajtur një ambient të “qetë dhe të sigurt” dhe të pengojë përshkallëzimin e tensioneve gjatë zgjedhjeve të 6 majit.

OSBE sipas një marrëveshjeje të arritur para pak ditësh, do të lehtësojë votimet në Kosovë për serbët lokalë.(a.i.)
XS
SM
MD
LG