Ndërlidhjet

logo-print

Çen mund të aplikojë për studime jashtë Kinës


Çen Guangçeng

Çen Guangçeng

Kina tha se disidenti i verbër që gjendet në qendër të mosmarrëveshjeve diplomatike me Shtetet e Bashkuara "mund të aplikojë" për të studiuar jashtë vendit.

Ministria e jashtme kineze tha të premten se Çen Guangçeng, i cili kërkoi strehim në ambasadën e SHBA-së në Pekin pasi u arratis nga arresti shtëpiak, mund të aplikojnë për studime jashtë vendit, sikurse “çdo qytetar tjetër kinez.”

Çen, i cili ka thënë se familjarët e tij janë rrahur dhe kërcënuar nga autoritetet kineze, e la ambasadën amerikane këtë javë pas marrjes së garancive nga Pekini se ai do të jetë "i sigurt" në Kinë.

Por, ai më vonë ndryshoi mendjen dhe tha se dëshiron të shkojë në Shtetet e Bashkuara.

Çen është i njohur për ekspozimin e politikës abuzuese të Kinës "Një fëmijë".
Ngjarja k andodhur, derisa sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton, vizitonte Pekinin.
XS
SM
MD
LG