Ndërlidhjet

Kamberi: Arrestime politike


Kryetari i Bujanovcit, Shaip Kamberi
Kryetari i Bujanovcit, Shaip Kamberi
Kryetari i komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi, i tha Radios Evropa e Lirë, se tetë shqiptarë, nga Bujanovci, Tërnoci dhe Breznica janë arrestuar nga policia serbe.

Ai tha se autoritetet fillimisht kanë thënë se ata akuzohen për krime lufte, por më vonë, ministri serb i rendit, Ivica Daçiq, ka thënë se disa nga ta akuzohen për “krijimin e një formacioni ushtarak për shkëputjen e Luginës së Preshevës nga Serbia”.

Kamberi i cilësoi këto arrestime si tërësisht politike.

“Këto janë akuza politike, dhe koha kur kanë zgjedhur që të frikësojnë popullatën në prag të zgjedhjeve, kanë motive politike”, ka thënë Kamberi, duke shtuar se gjatë bastisjes së familjeve shqiptare, policia nuk ka treguar urdhëresën e gjykatës.
XS
SM
MD
LG