Ndërlidhjet

Krimi i organizuar, 7 kosovarë dënohen me 87 vjet burg


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Trupi gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendas në Gjykatën e Qarkut në Peja i ka shpallur të pandehurit Bedri Krasniqi, Dervish Idrizaj, Hamdi Krasniqi, Ahmet Neziraj, Ilmi Lufaj, Himë Krasniqi dhe Selman Gashi fajtorë për krim të organizuar dhe rrëmbim.

Përmes një njoftimi për media, EULEX njofton se atyre u janë shqiptuar dënime me burgim prej gjithsej tetëdhjetë e shtatë vjetësh.

"Bedri Krasniqi u dënua me 17 vjet burgim dhe 200 mijë euro gjobë; Dervish Idrizaj u dënua me 13 vjet burgim dhe 180 mijë euro gjobë; Hamdi Krasniqi u dënua me 12 vjet burgim dhe 150 mijë euro gjobë; Ahmet Neziraj u dënua me 15 vjet burgim dhe 150 mijë euro gjobë; Himë Krasniqi u dënua me 10 vjet e gjashtë muaj burgim dhe 150 mijë euro gjobë; Selman Gashi u dënua me 10 vjet burgim dhe 150 mijë euro gjobë; Ilmi Lufaj u dënua me 10 vjet burgim dhe 150 mijë euro gjobë. Të akuzuarit Bedri Krasniqi, Dervish Idrizaj, Hamdi Krasniqi dhe Himë Krasniqi janë dënuar edhe për posedim të kundërligjshëm të armëve", thuhet në njoftim.

Më 21 shtator 2010, të akuzuarit duke vepruar si një grup i organizuar kriminal e kishin rrëmbyer biznesmenin Azem Morina nga fshati Gllarevë në Komunën e Klinës.

Ai ishte mbajtur peng për dyzet e katër ditë, ndërsa për të ishte kërkuar shuma prej tre milion eurosh. Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror vendas nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
XS
SM
MD
LG