Ndërlidhjet

Dell: Zgjedhjet lokale në veri, tërësisht pa ndikim


Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell ka thënë se zgjedhjet lokale në veri janë jolegjitime, ndërsa ato parlamentare dhe presidenciale paraqesin një shembull të mirë të bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje.

“Është herët të thuhet (nëse zgjedhjet do të përmirësojnë raportet), por ky është një shembull i mirë, se si dy shtete fqinje mund të punojnë së bashku, që të sigurojnë se po respektohen standardet evropiane”, ka thënë ambasadori amerikan gjatë një konference për gazetarë në Graçanicë.

Ai ka përshëndetur rolin lehtësues të OSBE-së për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në territorin e Kosovës.

Dell ka thënë është me rëndësi që roli lehtësues i OSBE-së, është pajtuar në një formë, që të mos shkilet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, duke theksuar qëndrimin e OSBE-së se do të ndalojë së ndihmuari zgjedhjet, po që se aty tentohet të zhvillohen edhe zgjedhjet lokale të Serbisë.
XS
SM
MD
LG