Ndërlidhjet

Mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve në Iran

  • RFE /RL

Iran

Iran

Në Iran po zhvillohet raundi i dytë i votimit për zgjedhjet parlamentare.

Televizioni shtetëror tha se votimi po zhvillohet në 33 zona, duke përfshirë edhe kryeqytetin Teheran.

Rreth 65 ulëse të asamblesë 290-anëtarëshe duhet të përmbushen.

Në raundin e parë të votimit në mars, besnikët e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Homnei fituan një shumicë të fortë.

Aleatët e presidentit Mahmud Ahmadinexhad pësuan një disfatë të madhe.

Analistët thonë se Ahmedinexhad pritet të përballet me shumë sfida gjatë pjesës tjetër të mandatit të tij të dytë dhe përfundimtar si president.

Kundërshtarët e Ahmadinexhadit kanë fajësuar presidentin iranian për rrënimin e ekonomisë.(a.i.)
XS
SM
MD
LG