Ndërlidhjet

KQZ: Rundi i dytë në Ferizaj – më 27 maj


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, në mbledhjen e sotme, i ka çertifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës në Ferizaj, të mbajtura më 29 prill, ka njoftuar KQZ-ja.

Ky çertifikim u bë, pasi PZAP dhe Gjykata Supreme, “kanë konfirmuar se, bazuar në afatin e paraparë ligjor janë procesuar të gjitha ankesat e pranuara, dhe se vendimet që janë marrë nuk ndikojnë dhe as nuk e cenojnë rezultatin përfundimtar”.

Në këtë mbledhje është caktuar që rundi i dytë i zgjedhjeve në Ferizaj të mbahet më 27 maj.

Sipas KQZ-së, fushata do të zgjasë tri ditë.

Në garën për kryetar të komunës në Ferizaj janë Agim Aliu (PDK) dhe Adem Salihaj (LDK).
XS
SM
MD
LG