Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Shkencëtari atomik u dënua për komplot terrorist


Vizitorët në CERN e ndjekin ekspozitën "Grimcat e Univerzit"

Vizitorët në CERN e ndjekin ekspozitën "Grimcat e Univerzit"

Një gjykatë franceze e ka dënuar shkencëtarin atomik, Adlene Hicheur, 35 vjeçar, i lindur në Algjeri, me pesë vjet burg për komplot për sulme terroriste në Francë.

Prokurorët kanë argumentuar se ky person, që kishte punuar si shkencëtar në laboratorin atomik prestigjioz CERN, ishte në kontakt me një operativist të al-Kaidës me seli në Algjeri, që kishte bërë komplot për ndërmarrjen e sulmeve terroriste në Francë.

Zoti Hicheur ka pranuar se ka komunikuar me al-Kaidën me imejl dhe se ka sugjeruar caqe të përshtatshme për sulme potenciale, përfshirë bazën ushtarake në Cran-Gevrier, afër selisë së institutit CERN në kufirin francezo-zviceran.

Por shkencëtari Hicheur i ka hedhur poshtë akuzat se ka pasur për qëllim të ndërmarrë sulme.
XS
SM
MD
LG