Ndërlidhjet

Greqi: Janë arrestuar 16 prostituta me AIDS


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet e Greqisë thanë sot se janë arrestuar 16 prostituta, të dyshuara se janë përpjekur të shkaktojnë dëmtime serioze te klientët, gjatë ndërhyrjes me publicitet të lartë, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Trembëdhjetë prostituta ishin nga Greqia, dy nga Bullgaria dhe një nga Rusia.

Vala e kontrollit të shtëpive publike në Greqi, kishte filluar në muajin prill të vitit të kaluar, pasi një prostitutë 22 vjeçare, që është në mesin e femrave të arrestuara, ishte zbuluar se e kishte virusin AIDS pozitiv.

Prostitucioni në Greqi është legal, derisa ai zhvillohet në vendet e licencuara, që nënkupton se ato operojnë me regjim të ashpër të kontrollit shëndetësor.

Por, viteve të fundit numri i prostitutave është rritur, pasi vala e femrave të reja, shpeshherë nën ndikimin e drogës, janë kontrabanduar ilegalisht në Greqi nga vendet fqinje të Ballkanit dhe Evropa e Lindore, raporton agjencia AFP nga Athina.

Ministri i Shëndetësisë, Andreas Loverdos, i ka kritikuar ashpër klientët që kanë refuzuar seks të mbrojtur në shtëpitë publike greke dhe ka premtuar se goditja nuk ishte për qëllime të publicitetit, por do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve parlamentare, që mbahen të dielën.
XS
SM
MD
LG