Ndërlidhjet

SHBA: Amerikani i ri e pranoi fajësinë për akuza për terror


Femra Xhejn Xhihad së cilës i ka ndihmuar Khalid

Femra Xhejn Xhihad së cilës i ka ndihmuar Khalid

Shtetas i ri amerikan, Mohamad Hasan Khalid, i lindur në Pakistan, sot e ka pranuar fajësinë lidhur me akuza për terror, pasi i ka ofruar ndihmë një gruaje amerikane, e cila vetveten e quante “Xhejn Xhihad” dhe ka mbështetur një celulë terrori për të ndërmarrë luftë të shenjtë myslimane.

Pranimin e fajësisë i riu 18 vjeçar e bëri në një gjykatë federale në Filadelfi, duke thënë se e ka ndihmuar gruan Xhejn Xhihad me mbledhjen e parave dhe me rekrutimin e terroristëve.

Khalid mund të dënohet me 15 vjet burgim, vetëm lidhur me akzuën për konspiracion për t’i ndihmuar materialisht terroristët.

Autoritetet thanë se Khalid ishte 15 vjeçar kur kishte filluar të bisedonte nëpërmjet Internetit me femrën Kollin LaRose, e njohur si Xhihad Xhejn.

Ajo ka pranuar se ka bërë komplot për ta vrarë një artist suedez, i cili i ka ofenduar myslimanët.

Ajo ishte arrestuar në muajin korrik të vitit 2011 dhe ballafaqohet me burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG