Ndërlidhjet

logo-print

Shkup: Shqiptarët protestuan për shkak të arrestimeve


Pamje nga protesta e sotme e shqiptarëve në Shkup

Pamje nga protesta e sotme e shqiptarëve në Shkup

Afro 2 mijë shqiptarë, shumica prej tyre të rinjë, kanë protestuar sot në Shkup, kundër arrestimit të tre personave, që nga autoritetet akuzohen për vrasjen e pesë peshkatarëve maqedonas, muajin e kaluar.

Gjatë marshimit nëpër rrugët e kryeqytetit të Maqedonisë, janë dëgjuar brohoritjet “Policët janë vrasës”, “Shqiptarët janë myslimanë, jo terroristë”, “Zoti është i Madh” e të tjera.

Autoritetet i kanë akzuar pesë persona për “terrorizëm” për involvimin e tyre në vrasjen, që ndodhi në një lagje të Shkupit.

Tre prej të akuzuarve janë arrestuar, ndërsa dy gjenden në arrati.

Nuk është raportuar për incidente të mëdha gjatë protestës, por, kanë ndodhur dëme të vogla derisa disa protestues gjuajtën me gurë në drejtim të një veture policore dhe në stacionin e autobusëve. Disa kontejnerëve me mbeturina u është vënë zjarri.
XS
SM
MD
LG