Ndërlidhjet

Shqipëri: Vujanoviq u takua me përfaqësues të malazezve


Bamir Topi përshëndetet me Filip Vujanoviqin (djathtas)

Bamir Topi përshëndetet me Filip Vujanoviqin (djathtas)

Kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, sot, ditën e dytë të qëndrimit të tij në Shqipëri, është takuar me përfaqësuesit e shoqatës së malazezve Alba-Montenegro, në rajonin e Shkodrës, ka njoftuar kabineti i presidentit.

Përfaqësues të kësaj shoqate i kanë thënë Vujanoviqit se Shqipërinë e përjetojnë si shtetin e tyre, por janë të interesuar për raporte të afërta me Malin e Zi.

Në këtë takim, zoti Vujanoviq tha se Mali i Zi është shumë i përkushtuar për përparimin e raporteve me diasporën e vet, thuhet në njoftim.

Dje, presidentët e Shqipërisë dhe të Malit të Zi, përkatësisht Bamir Topi dhe Filip Vujanoviq, në takimin e tyre në Tiranë, kanë vlerësuar se marrëdhëniet e dy vendeve janë të afërta dhe mund të jenë shembull për rajon.
XS
SM
MD
LG