Ndërlidhjet

Kosovë: Qeveria dënon arrestimin e shqiptarëve në Bujanoc


Pamje nga mbledhja e qeverisë së Kosovës

Pamje nga mbledhja e qeverisë së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës e dënon "aktin e ulët të arrestimit të qytetarëve shqiptarë në komunën e Bujanocit", thuhet në një njoftim për media të qeverisë.

Qeveria vlerëson se “këto veprime të vazhdueshme të qeverisë së Serbisë janë edhe një provokim i rëndë kundër paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Mëtutje, në njoftim theksohet se “qytetarët shqiptarë në rajonin Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin të atakuar nga presionet e vazhdueshme të Beogradit zyrtar, përmes proceseve të montuara politike, që kanë për qëllim dëbimin e qytetarëve shqiptarë nga trojet e tyre dhe krijimin e pasigurisë së përgjithshme në ato territore të banuara me shqiptarë”.

Qeveria e Kosovës thekson se “këto veprime tensionuese në prag të zgjedhjeve në Serbi, janë edhe një dëshmi e qartë se qeveria e Serbisë po vazhdon me qasjen e saj antievropiane, që është në dëm të krijimit të një rajoni të sigurt, të qetë dhe në dëm të bashkëpunimit rajonal”.
XS
SM
MD
LG