Ndërlidhjet

logo-print

Hoxhaj i dorëzon Tajlandës kërkesën për njohje


Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj - foto arkiv

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj - foto arkiv

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron për vizitë dyditore në Mbretërinë e Tajlandës.

Ai ka zhvilluar një takim me homologun tajlandez, Surapong Toviçakçaikul, të cilit i ka dorëzuar edhe kërkesën zyrtare për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ministri tajlandez ka siguruar se kërkesa për njohje do të shqyrtohet seriozisht nga vendi i tij.

“Në një të ardhme të afërt do të dëgjoni lajme pozitive për Kosovën”, citon komunikata e Ministrisë së Jashtme kosovare deklaratën e Toviçakçaikulit.

Dy zyrtarët mësohet të kenë diskutuar edhe për marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare ndërmjet Tajlandës dhe Republikës së Kosovës.
XS
SM
MD
LG