Ndërlidhjet

Vriten dy ushtarë britanikë


Ilustrim
Ilustrim
Dy ushtarë britanikë janë vrarë pas sulmit të talibanëve në bazën e tyre në jug të Afganistanit.

Ushtarët, pjesë e Trupës Logjistike të Mbretërisë, kanë pësuar nga sulmi me mortaja në qarkun Nahr-e-Saraj të provincës Helamnd.

Vdekja e tyre çon në 412 numrin e ushtarëve të vrarë britanikë në Afganistan.

Britania ka rreth 9,500 trupa në këtë vend, shumica të pozicionuara në provincën e trazuar të Helmandit.

Londra planifikon t’i tërheqë ato në vitin 2014, kur përgjegjësitë e sigurisë do t’iu dorëzohen forcave afgane.
XS
SM
MD
LG