Ndërlidhjet

Rivalët e Ahmadinexhadit në përparësi


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad.
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad.
Rezultatet e pjesshme të balotazhit të së premtes tregojnë se kundërshtarët e presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad, kanë fituar 20 ulëse në Parlament, ndërsa mbështetësit e tij vetëm 8. Po sipas këtyre rezultateve, të pavarurit kanë siguruar 11 ulëse.

Në balotazhin zgjedhor, të kontestuara kanë qenë gjashtëdhjetepesë vende.

Raundi i parë i votimeve, që është zhvilluar në muajin mars, u ka dhënë rivalëve të Ahmadinexhadit shumicën në legjislaturën 290-anëtarëshe.

Parlamenti në Iran nuk ka kontroll të drejtpërdrejtë mbi çështjet e rëndësishme politike, siç është programi bërthamor i këtij vendi, por mund të ndikojë garën për pasardhësin e Ahmadinexhadit në 2013-ën.
XS
SM
MD
LG