Ndërlidhjet

Tetë militantë të vrarë në operacionin e SHBA-së


Islamabadi, në nëntor të vitit të kaluar, ka bllokuar kalimin e furnizimeve të SHBA-së dhe të NATO-s për trupat në Afganistan.

Islamabadi, në nëntor të vitit të kaluar, ka bllokuar kalimin e furnizimeve të SHBA-së dhe të NATO-s për trupat në Afganistan.

Tetë militantë të dyshuar raportohet të jenë vrarë nga sulme të telekomanduara të Shteteve të Bashkuara në Pakistan, pranë kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët e inteligjencës pakistaneze thonë se tetë raketat janë lëshuar në Vaziristanin Verior, në orët e hershme të së shtunës.

Ky thuhet të jetë operacioni i dytë i SHBA-së në këtë javë.

Sulmet vijnë me gjithë përpjekjet e Uashingtonit për të rindërtuar marrëdhëniet me Islamabadin, i cili në nëntor të vitit të kaluar ka bllokuar kalimin e furnizimeve të SHBA-së dhe të NATO-s për trupat në Afganistan.

Parlamenti i vendit ka bërë thirrje për fundin e sulmeve të telekomanduara, të cilat nga shumë zyrtarë pakistanezë shihen si “shkelje e papranueshme e sovranitetit”.
XS
SM
MD
LG