Ndërlidhjet

Shpërthim në qendër të Damaskut


Damask - foto arkivi
Damask - foto arkivi
Së paku një bombë ka shpërthyer të shtunën në qendër të Damaskut, duke dëmtuar nëntë makina. Dëshmitarët thonë se shpërthimi në rrugën Thavra nuk ka shkaktuar viktima.

Ai vjen në kohën kur 50 nga 300 vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara ndodhen në Siri për të monitoruar armëpushimin e deklaruar më 12 prill.

Prezenca e vëzhguesve nuk ka ndaluar dhunën e përditshme, e cila, sipas Kombeve të Bashkuara, ka shkaktuar mbi 9,000 viktima që nga shpërthimi i saj në mars të vitit të kaluar.

Protestuesit kërkojnë largimin e regjimit të presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG