Ndërlidhjet

Jahjaga uron goranët


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga - foto arkivi
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga - foto arkivi
Me rastin e 6 Majit, Ditës së Goranëve në Kosovë, presidentja Atifete Jahjaga ka uruar këtë komunitet.

"Uroj që këtë ditë të komunitetit tuaj ta kaloni në festë e të dinjitetshëm në gjithë territorin e Republikës, kudo që ndodheni".

"Dita e goranëve, në kalendarin e festave memoriale, dëshmon se Republika e Kosovës është shtet qytetar, që respekton të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe të të gjitha komuniteteve, dhe një vend ku secili komunitet kultivon në mënyrë të lirë gjuhën, kulturën dhe traditën e vet", thuhet pos tjerash në urimin e presidentes Jahjaga.
XS
SM
MD
LG