Ndërlidhjet

Klinton për partneritet me Bangladeshin


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka arritur në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka, për të diskutuar çështje të tregtisë dhe sigurisë.

Zyrtarët e Bangladeshit thonë se pas takimit të Klintonit me homologun Dipu Moni, do të nënshkruhet edhe marrëveshja për partneritet mes dy vendeve.

Bangladeshi pritet të kërkojë qasje të lirë të mallit të tij në në tregun amerikan dhe ndihmë për zhvillim.

Kryediplomatja amerikane, ndërkaq, pritet të bëjë presion për tolerancë, demokraci dhe zhvillim në njërin na vendet më të varfra të botës.
XS
SM
MD
LG