Ndërlidhjet

logo-print

Mbajtja e zgjedhjeve ndarazi


Ilustrim (Foto moja.rs)

Ilustrim (Foto moja.rs)

Zgjedhjet serbe, të cilat janë paralajmëruar të mbahen edhe në Kosovë, të dielën, më 6 maj, në veri të vendit do të mbahen ndaras, ato presidenciale dhe parlamentare nga ato lokale, konfirmojnë politikanët serbë nga veriu Kosovës.

Marko Jakshiq, politikan nga veriu i Mitrovicës, thotë për Radion Evropa e Lirë se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe do të mbahen nën organizimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ndërkohë që zgjedhjet lokale, nga të cilat, siç thotë ai, serbët nuk kanë hequr dorë, do të mbahen në Zveçan dhe Zubin Potok, në bazë të shpalljes së tyre nga kryetarja e Kuvendit të Serbisë, si dhe nën organizimin e Komisioneve zgjedhore komunale.

Mirëpo, siç thotë Jakshiq, serbët në këto dy komuna do ta respektojnë kërkesën e OSBE-së, që zgjedhjet lokale të mos mbahen në hapësirat ku mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Zgjedhjet do të mbahen të ndara dhe zgjedhjet lokale nuk do t’i kontrollojë OSBE-ja.

“Zgjedhjet do të mbahen të ndara dhe zgjedhjet lokale nuk do t’i kontrollojë OSBE-ja. Distanca e vendit ku do të votohet për zgjedhjet lokale nga vendi ku do të votohet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, do të jetë diku prej 50 deri në 100 metra. Kështu ka kërkuar OSBE-ja”, konfirmon Jakshiq.

Në anën tjetër, organizimin e zgjedhjeve lokale serbe në dy komunat në veri të Kosovës, njohësit e rrethanave politike në Kosovë e vlerësojnë si veprim klandestin.

Ata thonë se organizimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare serbe në Kosovë, duhet shikuar nga këndi i veprimeve që quhen të rregullta, pavarësisht dëshirës së palës kosovare, për shkak se serbët me shtetësi të dyfishtë kanë të drejtë për zgjedhje presidenciale dhe parlamentare.

Tomisllav Nikolliq gjatë fushatës së tij për zgjedhjet e 6 majit ishte edhe në veri të Kosovës...

Tomisllav Nikolliq gjatë fushatës së tij për zgjedhjet e 6 majit ishte edhe në veri të Kosovës...

Por, në këtë prizëm nuk mund të shihet organizimi i zgjedhjeve lokale, vlerëson analisti i çështjeve politike, Ismajl Hasani.

Sipas Hasanit, pavarësisht kundërshtimeve nga ana e qarqeve ndërkombëtare, institucioneve të Prishtinës, por dhe Beogradit zyrtar, mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe është një prej veprimeve tipike që tregon se rajoni i Ballkanit karakterizohet me incidente.

Paralajmërimet për mosorganizim të zgjedhjeve, megjithatë disa qarqeve të ndryshme paramilitare, disa grupeve ekstreme në pjesën veriore, nuk iu bën përshtypje”.

“Prej sondazheve të fundit që janë bërë, shihet që serbët që jetojnë në brendi të Kosovës, një pjesë nuk kanë fare interesim, ndërkaq pjesa tjetër janë të vetëdijshëm që nuk do të kenë asnjë efekt këto zgjedhje ose mbase edhe nuk u interesojnë fare”
, thotë Hasani për Radion Evropa e Lirë.

Por, pavarësisht se institucionet e Kosovës patën paralajmëruar se nuk do ta lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në vend, Jakshiq thotë se bazuar në përvojën e deritashme, nuk pret që paralajmërimet e tilla mund të evoluojnë drejt ndonjë intervenimi që do të kushtëzonte nxitjen e ndonjë incidenti

“Deri më tash nuk ka pasur asnjëherë probleme. Është e drejta e njerëzve që të zgjedhin dhe të jenë të zgjedhur, kështu që unë nuk pres se mund të ketë ndonjë problem”, shprehet Jakshiq.

Edhe analisti Hasani nuk pret që mbajtja e zgjedhjeve lokale në dy komunat në veri të Kosovës të shërbejë si shkas për probleme në këtë pjesë të vendit.

“Pala kosovare tani nuk e ka atë komoditet që të krijojë probleme, për faktin e ngjarjeve të fundit, sidomos lëvizjet e fundit në përmasa më të gjera, përfshirë Maqedoninë, pjesën e Luginës së Preshevës etj”.
Ndoshta veprimi më i mençur do të ishte që të mos ndërmerret asgjë, për faktin se këto janë veprime klandestine dhe absolutisht nuk kanë asnjë efekt...

“Do t’i krijonin probleme palës kosovare, në kohën kur ka një disiplinim të palës kosovare në pikëpamjen e bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar”.

“Ndërsa, ndoshta veprimi më i mençur do të ishte që të mos ndërmerret asgjë, për faktin se këto janë veprime klandestine dhe absolutisht nuk kanë asnjë efekt, as karshi faktorit ndërkombëtar, e të mos flasim edhe ndaj palës kosovare”
, vlerëson Hasani.

Sidoqoftë, zyrtarët e institucioneve të Kosovës, por edhe ata ndërkombëtarë kanë theksuar se mbajtja dhe rezultati i zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, nuk do të kenë asnjë efekt ligjor.
  • 16x9 Image

    Bekim Bislimi

    Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.

XS
SM
MD
LG