Ndërlidhjet

VV kërkon ligj për mbrojtjen e gazetarëve


Më 3 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Mediave, mediat kosovare kanë bojkotuar punën e institucioneve të Kosovës, në shenjë proteste nga Kodit të ri Penal.

Më 3 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Mediave, mediat kosovare kanë bojkotuar punën e institucioneve të Kosovës, në shenjë proteste nga Kodit të ri Penal.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme ligjore që Kodi Penal, me nenet inkriminuese për mediat, të mos kalojë, ka thënë Alma Lama, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj lëvizjeje.

Në një takim me gazetarë, ajo ka theksuar se që në leximin e parë të Kodit Penal, Vetëvendosje ka ngritur shqetësimin në Kuvendin e Kosovës për nenet 37 dhe 38, duke kërkuar fshirjen e nenit 37 dhe të pikës 2 të nenit 38. Por, sipas Lamës, amandamentimet e tyre janë hedhur poshtë.

“Pas kësaj situate të krijuar, ku pushteti kërkon me çdo kusht të fusë nën kontroll median dhe këtë kontroll madje ta përligjë me Kodin Penal, ne si Lëvizje Vetëvendosje nuk do të rrimë duarkryq”, ka thënë Lama.

Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje mendon se “ka ardhur koha që gazetarët dhe puna e tyre të mbrohen me ligj” dhe, për këtë shkak, kjo lëvizje do të iniciojë hartimin e ligjit për mbrojtjen e gazetarëve.

Nenet 37 dhe 38 kriminalizojnë shpifjen dhe detyrojnë gazetarët që t'i zbulojnë burimet e tyre të informacionit në raste të procedimeve kriminale
XS
SM
MD
LG