Ndërlidhjet

Llukshiqit - dhjetë ditë kohë për dorëheqje


Kryeministri i Malit të Zi, Igor Llukshiq.
Kryeministri i Malit të Zi, Igor Llukshiq.
Qytetarë të Malit të Zi janë tubuar në Podgoricë për të protestuar kundër gjendjes sociale dhe ekonomike në vend.

Duke fajësuar qeverinë për, siç thuhet, gjendjen e vështirë, protestuesit i kanë dhënë kryeministrit, Igor Llukshiq, dhjetë ditë kohë për të paraqitur dorëheqjen.

Në protestë është thënë se Qeveria malazeze nuk vepron në interes të qytetarëve, por të krimit të organizuar.

"Llukshiqi duhet të shkojë, sepse, në vend të qytetarëve, ka pranuar përqafimin e krimit të organizuar", ka thënë drejtorja e Rrjetit për afirmimin e OJQ-ve, Vanja Qalloviq.

Në protestë thuhet të kenë marrë pjesë rreth 10,000 qytetarë.
XS
SM
MD
LG