Ndërlidhjet

OSBE-ja nuk lejon vëzhguesit serbë?!


Logo e OSBE-së
Logo e OSBE-së
Misioni i OSBE-së në Kosovë, i cili organizon zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë për serbët në vend, u ka ndaluar vëzhguesve të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci qasjen në vendvotime.

Kështu të paktën ka thënë drejtori i qendrës me seli në Beograd, Marko Bllagojeviq.

Ai ka deklaruar për mediat serbe se vendimi i OSBE-së është në kundërshtim me standardet e kësaj organizate, të cilat, sipas tij, u lejojnë vëzhguesve të të gjitha shteteve anëtare qasje të papenguar në vendvotime dhe në përcjelljen e zgjedhjeve.

“Kjo do të thotë se misioni i OSBE-së në Kosovë vepron tërësisht në kundërshtim me standardet e veta”, ka thënë Bllagojeviq.

Në vendimin e misionit të OSBE-së në Kosovë thuhet se “me rregull, nuk parashihet procedura e akreditimit të vëzhguesve të pavarur”, çfarë, sipas Bllagojeviqit, është vetë parregullsi.

Ai ka thënë se qendra që udhëheq, megjithatë, të dielën do të dërgojë vëzhgues në Kosovë.

OSBE-ja ka thënë se do të ndihmojë në organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë. Disa serbë të veriut kanë thënë se do t’i organizojnë vetë edhe zgjedhjet lokale.
XS
SM
MD
LG