Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga: Arrestimi i shqiptarëve ka motive politike


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur shqetësimin e saj për aksionin e dhunshëm të Policisë së Serbisë në Luginën e Preshevës dhe arrestimin e disa të rinjve shqiptarë nën akuzën për krime të luftës.

Sipas kumtesës dërguar mediave, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës vlerëson se aksioni ka motive krejtësisht politike dhe synon të shkaktojë pasiguri te popullata shqiptare, duke nxitur shpërnguljen e saj nga trojet e veta, në këtë pjesë të shtetit të Serbisë, dhe duke ia mohuar të drejtat e saj legjitime.

"Shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të trajtohen si qytetarë të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë të Republikës së Serbisë dhe të gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre pa frikë nga përndjekjet policore", thuhet në reagimin e presidentes.

Zonja Jahjaga, pos tjerash, i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe autoriteteve serbe që ta zbatojnë plotësisht Marrëveshjen e Konçulit dhe të lirojnë menjëherë të gjithë të arrestuarit.

Të premten, policia serbe ka arrestuar tetë shqiptarë në Luginën e Preshevës nën dyshimet për, siç është thënë, “krime lufte kundër civilëve”.
XS
SM
MD
LG