Ndërlidhjet

Klinton kërkon sundim të ligjit në Bangladesh


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, u ka bërë thirrje udhëheqësve të Bangladeshit të punojnë së bashku.

Ajo ka thënë se javët e sulmeve dhe të protestave, që kanë paralizuar gjithë vendin dhe kanë vrarë të paktën pesë persona, kanë minuar zhvillimin dhe kanë frikësuar investitorët e huaj.

Periudha e fundit e protestave në këtë vend pason zhdukjen e një lideri të opozitës, muajin e kaluar.

Klinton i ka bërë thirrje Bangladeshit të respektojë sundimin e ligjit, të hetojë zhdukjen e politikanit si dhe akuzat e opozitarëve për shtypje brutale të disidentëve.

Klinton, e cila pritet të nënshkruajë një marrëveshje partneriteti, është sekretarja e parë e shtetit që viziton Bangladeshin që nga viti 2003, kur në këtë vend ka qëndruar Kollin Pauell.
XS
SM
MD
LG