Ndërlidhjet

Obama nis zyrtarisht fushatën


Presidenti amerikan, Barak Obama.
Presidenti amerikan, Barak Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka nisur të shtunën në mbrëmje fushatën për rizgjedhje.

Ai ka zgjedhur Kolumbusin e shtetit Ohajo për tubimin e parë zyrtar, ku edhe ka nisur “sulmet” ndaj rivalit republikan, Mit Romni.

Obama u ka thënë mbështetësve entuziastë se Romni përkrah “ide të këqija”, si shkurtime të taksave për të pasurit dhe shkurtime në shpenzimet për programet sociale.

“Kjo është zgjedhja në këto zgjedhje dhe kjo është arsyeja përse kandidoj për mandatin e dytë si president i Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Obama.

Më vonë, ai u është drejtuar mbështetësve edhe në Riçmond të Virxhinias.

Edhe Ohajo, edhe Virxhinia shihen si shtete kyçe për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
XS
SM
MD
LG