Ndërlidhjet

logo-print

Greqia mban zgjedhjet parlamentare


Parlamenti i Greqisë - foto arkivi

Parlamenti i Greqisë - foto arkivi

Grekët do të votojnë sot në ato që janë cilësuar si zgjedhjet më kritike në disa dekada.

Sondazhet e opinionit tregojnë se dy partitë që kanë qeverisur vendin për afro katër dekada – socialistja PASOK dhe konservatorja Demokracia e Re – nuk do të fitojnë vota të mjaftueshme për të formuar qeverinë.

Udhëheqësi i PASOK-ut, Evangelos Venizelos, ka paralajmëruar se Greqia do të përballet me dështimin për të likuiduar borxhet dhe varfëri masive, nëse votuesit mbështesin partitë që janë kundër ndihmave.

Greqia varet nga miliarda euro të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe duhet të zbatojë edhe më shumë masa shtrënguese muajin e ardhshëm, nëse do që të marrë më shumë para.
XS
SM
MD
LG